Mourinho para ndeshjes kundër Chelseat: Tottenhami im s’ia ka frikën askujt

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 10:50
Mourinho para ndeshjes kundër Chelseat: Tottenhami im s’ia ka frikën askujt

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se skuadra e tij nuk i frikësohet asnjë kundërshtari, në prag të derbit londinez kundër Chelseat të dielën pasdite.

Tottenhami i shkon Chelseat të dielën pasdite, me synim që ta ruajë rekordin 100 për qind në udhëtim në Premierligë, si dhe për ta shënojë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat,

Chelsea, natyrisht, është në formë të lartë. Nëse fiton, do ta shënojë triumfin e shtatë radhazi.

A duhet të frikësohet Tottenhami nga forma mbresëlënëse e Chelseat? Jo thotë Mourinho. Frika nuk është fjalë që e njeh ai.

“Duhet ta pyesni Frankun nëse ata kanë frikë na ne”, tha Mourinho.

“Mendoj se frika nuk është fjala e duhur në këtë nivel. Ne nuk ia kemi frikën askujt”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)