Drita i shkon Gjilanit, me synim për ta ruajtur hapin me liderin

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 11:09
Drita i shkon Gjilanit, me synim për ta ruajtur hapin me liderin

Drita do t’i shkojë Gjilanit sot në mesditë, në kërkim të ruajtjes së hapit me liderin e Superligës, Ballkanin.

Gjilani është nikoqir i rivalit Dritës në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në atë që njihet si derbi më i zjarrtë në futbollin kosovar, i cili do të zhvillohet në orën 13:00,

Takimi i parë mes tyre këtë sezon u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Të dy skuadrat i kanë nga tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, por Gjilani vjen nga një humbje tronditëse në ndeshjen e fundit, pasi u mund 1:0 nga Arbëria në mesjavë.

Drita, ndërkohë, u ndalë me një barazim 1:1 nga Feronikeli në ndeshjen e fundit.

Kampionia në fuqi është e vetmja që e ka ruajtur hapin me liderin në 13 javët e para, sepse me një fitore në këtë ndeshje të mbetur do t’i afrohej në vetëm dy pikë Ballkanit.

Gjilani ngel nëntë pikë prapa liderit në vendin e katërt dhe do të mbetet shtatë prapa rivalit të vet më të madh, nëse mposhtet sot në duelin e drejtpërdrejt.

Ndërkohë, në takimin tjetër të javës së 14-të sot, Feronikeli e pret Trepçën ’89 në Rexhep Rexhepi në Drenas. 

(Kosova Sot Online)