Napoli do të luajë me fanellë të veçantë për nder të Maradonës

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 11:28
Napoli do të luajë me fanellë të veçantë për nder të Maradonës

Napoli do ta veshë një fanellë të veçantë, të frymëzuar nga fanella e Argjentinës, për ta nderuar Diego Armando Maradonën në takimin e sotëm kundër Romës në Serie A.

Napoli njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se skuadra do të luajë me një fanellë të veçantë, të dizajnuar nga Kappa, për ta nderuar numrin 10 legjendar, i cili vdiq të mërkurën.

“Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e Napolit”, thuhet në uebsajtin e Napolit.

“Ne shpresonim se Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë”.

Napoli përballet sonte me Romën në San Paolo në ndeshjen e dytë të napolitanëve që prej vdekjes së fituesit të Kupës së Botës më 1986. 

(Kosova Sot Online)