Zbulohet çfarë i tha Morata gjyqtarit para se të ndëshkohej

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 12:21
Zbulohet çfarë i tha Morata gjyqtarit para se të ndëshkohej

Alvaro Morata u përjashtua për protestë pas përfundimit të ndeshjes Benevento – Juventus dhe Sky Sport ka zbuluar se çfarë i kishte thënë sulmuesi spanjoll gjyqtarit për ta detyruar ta nxjerrë kartonin e kuq.

Morata e kaloi Juventusin në epërsi herët në pjesën e parë në Ciro Virgorito të shtunën, por Benevento ia doli ta barazojë rezultatin falë Geotano Letizias që shënoi me vollei.

Juventusi bëri trysni dhe përpjekje të mëdha për ta shënuar golin e fitores në pjesën e dytë dhe Morata kërkoi penallti në çastet e fundit.

Gjyqtari Fabrizio Pasqua nuk dha penallti dhe e përjashtoi Moratën, për shkak të protestës.

Sipas Sky Sports, Morata i kishte thënë gjyqtarit: “Ajo ishte një penallti e turpshme”.

Morata do të mungojë të paktën një ndeshje dhe nuk do të këtë të drejtë të luajë kundër Torinos në derbin e qytetit në fundjavën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)