Rikthehen Messi e De Jong, Barça kërkon këndellje kundër Osasunës

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 13:21
Rikthehen Messi e De Jong, Barça kërkon këndellje kundër Osasunës

Rikthehen Messi e De Jong, Barça kërkon këndellje kundër Osasunës

Barcelona do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores dhe ta lërë prapa formën e dobët në La Liga, kur të takohet me Osasuën sot në Camp Nou.

Lionel Messi dhe Frenkie de Jong, të cilët u pushuan në fitoren e mesjavës kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, janë rikthyer në formacionin startues të trajnerit Ronald Koeman, raporton Gazeta Express.

Takimi i javës së 10-të mes Barçës dhe Osasunës nis në orën 14:00.

Skuadra e Koeman është në formë të tmerrshme në ligë, pasi renditet në vendin e 14-të dhe i ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Për më tepër, Barça ngel 12 pikë prapa liderëve Real Sociedad dhe Atletico Madrid, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kjo e fundit.

Osasuna, që ndodhet një pozitë më poshtë se Barcelona më pikë të njëjta, po kalon nëpër formë të dobët po ashtu, pasi e ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i humbur dy dhe duke barazuar në dy të tjera.

Barca nuk do të mundë të llogarisë në Gerard Pique, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)