Feronikeli e mposht Trepçën ’89

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 15:09
Feronikeli e mposht Trepçën ’89

Feronikeli e ka mundur me lehtësi 2:0 Trepçën ’89, duke u ngritur në pozitën e pestë në Superligë.

Marko Simonovski dhe Adem Maliqi shënuan për t’ia siguruar Feronikelit fitoren e dytë në tri ndeshjet e fundit të dielën në Rexhep Rexhepi në Drenas.

Skuadra e Klodian Duros po e gjen formën e saj më të mirë ndeshje pas ndeshjes, pasi pas barazimit me kampionen në fuqi, Dritën, në ndeshjen e kaluar, fitoi me lehtësi të madhe ndaj vizitorëve nga Mitrovica.

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut Simonovski e kaloi Niklin në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur shënoi nga penalltia.

Maliqi e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e parë të pjesës së dytë.

Me këto tri pikë, Feronikeli ngrihet në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Trepça ’89 bie në pozitën e tetë me 17 pikë. 

(Kosova Sot Online)