Përmbysje e çmendur e Man United me dy gola të Edi Cavanit

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 17:43
 Përmbysje e çmendur e Man United me dy gola të Edi Cavanit

Manchester United e ka mposhtur 3-2 Southamptonin duke përmbysur rezultatin nga 2-0. Edi Cavani ishte ai që shkëlqeu dhe ia siguroi fitoren Djajve të Kuq me golat për 2-2 në minutën e 74’ dhe për 3-2 në atë të 90’.

Tri pikë të artë në udhëtim te Southampton për Manchester Unitedin.

‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë fitore të madhe në xhiron e nëntë në Premierligë, duke e mposhtur me përmbysje Southamptonin.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duke i shokuar mysafirët.

Kur u mendua se kjo ndeshje është e parikthyeshme, nga minuta e 59’ nisi rikthimi sensacional për t’u bërë e rikthyeshme.

Bruno Fernandes shënoi për 2-1 duke ngushtuar epërsinë dhe duke i dhënë shpresa Unitedit.

Ai që u shndërrua në hero është Edinson Cavani.

Në minutën e 74’, ai shënoi për 2-2 dhe për t’ia dhuruar tri pikë të arta shënoi krejt në fund, në minutën e 90’, për 3-2.

Unitedi tashmë ka shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë.

(Kosova Sot Online)