Klubi i Vitisë reagon pasi gjyqtari kosovar u rrah pas ndeshjes me 2 Korrikun

  • E.K /
  • 29 nëntor 2020 - 19:19
 Klubi i Vitisë reagon pasi gjyqtari kosovar u rrah pas ndeshjes me 2 Korrikun

Dhuna në futbollin kosovar assesi të ndalet. Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.

Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Pas ndeshjes është arrestuar nga Policia e Kosovës, trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video të siguruar nga Zeri, Zuzaku shihet duke u arrestuar.

Klubi i Vitisë me anë të një komunikate të për shtyp ka bërë me dije se nuk qëndron mbrapa incidentit të ndodhur sot pas ndeshjes me 2 Korrikun.

Vitia ka bërë përgjegjës personat e punësuar në FFK, derisa ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Fatmir Tahiri.

Komunikata e plotë e Vitisë:

“Fc Vitia nuk qëndron mbrapa aksidentit të ndodhur sot pas lojës  me 2 Korrikun dhe nuk marim përgjegjësi për veprimet e sotme, përgjegjësia kryesore bie mbi personat e punësuar në FFK të cilët njihen nga i gjithë opinioni futbolldashës në KOSOVË se ata vendosin qdo vitë kush hynë ne superligë e kush bie nga liga. Ata në këtë xhiro kishin deleguar mjeshtrin e të gjitha të këqijave që kan ndodhur në futbollin Kosovar në vitin e fundit të madhin Fatmir TAHIRI i cili kishte përkrahjen e dyshës tjetër Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama dhe kjo nuk është hera e parë që Fatmir Tahiri në këtë sezonë nuk është përfshirë në skandale.
3-shja e lartë përmendur nga fillimi e deri në fund na treguan qëllimin se pse kishin ardhur sot në Viti, e qëllimi i vetëm i tyre ishte që të pengohet FC VITIA në rrugën e saj drejt Super ligës së Kosovës, pasi siq duket dikujt brenda FFK-së po i pengon kjo gjë.
Fc Vitia kërkon nga FFK që sa më parë të marrë masa dhe të lirohet nga kriminelët mbrenda këtij institucioni dhe të hetoj në tërësi këtë ngjarje pse ne si klub po dëmtohemi, kujt po i pengon që Fc Vitia po dëshiron inkuadrimin në superligë, në ditët në vijim do të dërgojm letër nê FIFA dhe UEFA për të gjithë personat mbrenda FFK-së të cilët në mënyrë të drejt për drejt po bëjnë delegimet e referëve dhe ndikimin tek ta se cila ekipë duhet të dëmtohen e cilat të favorizohen“.

(Kosova Sot Online)