Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror

  • S.A /
  • 30 November 2020 - 09:35
Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror

Romain Grosjean po merr tretman për djegie në duar dhe do të qëndrojë në spital një natë, pasi shpëtoi mrekullisht nga një aksident i tmerrshëm në garën e Bahrejn GP, gjatë të cilës makina e tij u nda në dysh dhe shpërtheu në flakë.

Francezi, i cili nuk ka pësuar ndonjë frakturë, u përplas fort në përpjekje për të bërë një kthesë të djathtë pas vetëm dy kthesave në fillim të garës të dielën.

Makina e tij e goditi barrierën mbrojtëse me shpejtësi të lartë dhe u nda në dysh para se të kaplohej nga flaka.

Duke folur për herë të parë nga spitali në një video të postuar në rrjetet sociale, Grosjean tha: “Jam mirë… disi mirë”.

Grosjean mrekullisht doli nga ulësja e pilotit para se të shpëtohej nga zyrtarët mjekësorë, ndërkohë që makina e tij kaplohej nga flaka. 

Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror

Romain Grosjean po merr tretman për djegie në duar dhe do të qëndrojë në spital një natë, pasi shpëtoi mrekullisht nga një aksident i tmerrshëm në garën e Bahrejn GP, gjatë të cilës makina e tij u nda në dysh dhe shpërtheu në flakë.

Francezi, i cili nuk ka pësuar ndonjë frakturë, u përplas fort në përpjekje për të bërë një kthesë të djathtë pas vetëm dy kthesave në fillim të garës të dielën, transmeton Gazeta Express.

Makina e tij e goditi barrierën mbrojtëse me shpejtësi të lartë dhe u nda në dysh para se të kaplohej nga flaka.

Duke folur për herë të parë nga spitali në një video të postuar në rrjetet sociale, Grosjean tha: “Jam mirë… disi mirë”.

Grosjean mrekullisht doli nga ulësja e pilotit para se të shpëtohej nga zyrtarët mjekësorë, ndërkohë që makina e tij kaplohej nga flaka.

“Përshëndetje të gjithë, vetëm desha të them se jam mirë… në njëfarë mënyrë mirë”, tha ai.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Faleminderit stafit mjekësor në spital. Shpresoj se do të mund t’ju shkruaj së shpejti dhe t’ju tregoj sesi po shkon (shërimi)”, nënvizoi ai.

 

 

(Kosova Sot Online )