E pabesueshme: Messi e rikrijoi golin e Maradonës kundër Osasunës dhe ia kushtoi atij

  • S.A /
  • 30 November 2020 - 09:58
E pabesueshme: Messi e rikrijoi golin e Maradonës kundër Osasunës dhe ia kushtoi atij

Duket e pabesueshme, por goli të cilin Lionel Messi e shënoi të dielën kundër Osasusën është tejet i ngjashëm me atë që Diego Armando Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.

Sikur kjo rastësi të mos mjaftonte në këtë javë të të gjitha javëve, Messi e festoi këtë gol duke e zhveshur fanellën e vet të Barcelonës për ta zbuluar fanellën e Maradonës në Newell’s.

Kush do ta kishte imagjinuar një gjë të tillë.

GOLI I MARADONËS

Maradona e kishte shënuar atë gol në një ndeshje miqësore kundër Emelec më 7 tetor 1993, pasi ishte kthyer në futbollin argjentinas.

Messi, 27 vjet më vonë vetëm pak ditë pas vdekjes së Maradonës, nuk ka mundur ta nderonte më mirë legjendën e futbollit.

GOLI I MESSIT

Messi kishte konfirmuar në të kaluarën se e kishte parë golin e Maradonës për Newell’s drejtpërdrejt, ndërsa të dielën e rikrijoi atë. 

 

(Kosova Sot Online )