Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

  • S.A /
  • 30 November 2020 - 14:12
Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Gentjan Mezani nuk është më trajner i Gjilanit.

Trajneri nga Shqipëria e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes me përmbysje në derbi nga Drita fundjavën që shkoi. Kryesia e klubit është mbledhur sot dhe ka vendosur ta aprovojë vendimin e Mezanit, i cili me këtë rast nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik të “Skifterave”. Gjilani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Superligës dhe është larg rezultateve që i kishte arritur sezonin e kaluar, kur përfundoi si nënkampion.

Aktualisht, ky ekip gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë, duke i regjistruar 6 fitore, 5 barazime e 3 humbje pas 14 ndeshjesh të zhvilluara. 

(Kosova Sot Online )