Lamtumirë derbi, lamtumirë 2020

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 17:40
Lamtumirë derbi, lamtumirë 2020

Minimumi 25 ditë jashtë, Hazard vazhdon të qëndrojë me shumë në infermieri se sa në fushë.

Ashtu si vitin e parë, Eden Hazardin po e ndjekin lëndimet edhe vitin e dytë me fanellën e “Los Blancos”, duket se ky ankth për të s’do të ketë fund.

Lëndimi që pësoi në humbjen befasuese 1-2 nga Alaves, nuk është i lehtë siç dukej në fillim.

Sipas El Chiringuito de Jugones, Hazard do të jetë jashtë fushave tre deri në katër javë.

Ai do të humbasë shumë sfida të rëndësishme në dhjetor si ato me Athletic Bilbaon, Sevillën dhe derbin me Atletico Madridin.

Ai ka mundësi që të mos bëjë më asnjë paraqitje në vitin 2020. 

(Kosova Sot Online)