PSG me shumë mungesa para ndeshjes me Man United

  • A.P /
  • 30 nëntor 2020 - 23:13
PSG me shumë mungesa para ndeshjes me Man United

Paris Saint-Germain do të jetë pa katër lojtarë të ekipit të parë të mërkurën në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

Neymar dhe Mbappe janë rikthyer në aksion, edhe pse nuk janë në formë të mirë teksa PSG ka humbur nga Monaco dhe ka barazuar me Touluse në sfidat e fundit në Francë.

Tani është konfirmuar se Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia do të udhëtojnë për ndeshjen në “Old Trafford”, ashtu si edhe Julian Draxler dhe Juan Bernat.

 

Sulmuesi Icardi erdhi nga stoli kundër Toulouse, por ndjeu dhimbje në kofshë kështu që i transferuari nga Everton, Moise Kean duket se do të startojë në sulmin e PSG-së.

Kjo ndeshje është jetike për PSG-në nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champiosn League.

Pas katër ndeshjeve në Grupin H, Parisi gjendet i dyti me gjashtë pikë, aq sa edhe RasenBallsport Leipzig në vendin e tretë.

Prin Manchester United me nëntë pikë. 

(Kosova Sot Online)