Suarez jashtë listës për ndeshjen me Bayernin, Simeone ende shpreson

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 23:31
Suarez jashtë listës për ndeshjen me Bayernin, Simeone ende shpreson

Luis Suarez vazhdon të mungojë për Atletico Madridin.

Që kur doli pozitiv me COVID-19 në javën e parë të nëntorit, Luis Suarez vazhdon të jetë i izoluar.

Ai nuk është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

Megjithatë, duket se ka gjasa të ftohet nëse rezultati do të dali të martën në mëngjes negativ, të paktën këtë e konfirmoi trajneri, Diego Simeone.

“Luis Suarez ndihet mirë. Shpresoj që nesër të rezultojë negativ dhe të jetë me ne”, u shpreh Simeone në konferencë për media. 

(Kosova Sot Online)