Komuna e ndihmon financiarisht FC Malishevën

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 11:18
Komuna e ndihmon financiarisht FC Malishevën

Komuna e Malishevës ka vendosur ta ndihmojë financiarisht klubin e futbollit FC Malisheva, në një kohë krize të madhe për klubet kosovare si pasojë e pandemisë koronavirus.

Skuadra nga Malisheva, FC Malisheva është pjesë e Ligës së Parë – kategorisë së dytë të futbollit në vend.

Malisheva këtë sezon gjendet në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak se lideri i tabelës, pozitë e cila i dërgon skuadrat direkt në Superligë.

Por, skuadrës pas rezultateve të mira dhe lojës së bukur që është duke zhvilluar i ka dalë në ndihmë edhe komuna duke e mbështetur me mjete financiare klubin, ketë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori për Financa dhe Ekonomi për Komunën e Malishevës, Valon Mazreku.

Ky është postimi i bërë në rrjetin social “Facebook” nga vetë Mazreku.

“Komuna mbështetë me mjete financiare klubin e futbollit “FC MALISHEVA”

Me kërkesë të qeverisë komunale të udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate në krye me Kryetarin z.Ragip Begaj, drejtuar Kuvendit Komunal për mbështetjen financiare për klubin e futbollit FC MALISHEVA në vlerë prej 50,000€.

Kjo kërkesë është aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe falënderoj të gjithë asamblistët të cilët e përkrahen kërkesën e qeverisë komunale për mbështetjen e klubit.

Një qytet!

Një klub!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online )