Jimenez flet pas operacionit në kafkë: Shpresoj të kthehem në fushë sa më shpejt

  • S.A /
  • 01 dhjetor 2020 - 13:43
Jimenez flet pas operacionit në kafkë: Shpresoj të kthehem në fushë sa më shpejt

Sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez, ka thënë se shpreson se do të kthehet në fushë shumë shpejt, pas operacionit në kafkë, të cilën e lëndoi në një përplasje kokë më kokë me David Luiz në fundjavë.

Përfaqësuesi i Meksikës e operoi kafkën e lënduar në duel me mbrojtësin e Arsenalit Luiz në ndeshjen e së dielës në Premierligë.

Jimenezit iu desh tretmani me oksigjen në fushë para se të dërgohej në spital nga Emirates Stadium.

“Faleminderit për mesazhet tuaja përkrahëse”, shkroi Jimenez në Twitter.

“Do të jem nën mbikëqyrje dhe shpresoj se do të kthehem në fushë shpejt”, shtoi 29-vjeçari.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta derisa Jimenez u trajtua urgjentisht me oksigjen.

Pavarësisht përplasjes, mbrojtësi brazilian Luiz qëndroi në fushë dhe e vazhdoi lojën me kokën e mbështjellë në fashë të bardhë, para se të zëvendësohej pas pjesës së parë.

(Kosova Sot Online )