Triumfon boksierja Alnera Brahimi, kualifikohet në finale të Evropianit për juniore

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 16:22
Triumfon  boksierja Alnera Brahimi, kualifikohet në finale të Evropianit për juniore

Alnera Brahimi kualifikohet në finale të Evropianit për juniore

Boksieria kosovare, Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Alnera shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 70 kilogramë.

Ajo synon ta fitojë edhe finalen dhe të shpallet kampione evropiane për të reja.

Por, për çdo rast, ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe epitetin e nënkampiones.

(Kosova Sot Online )