Donnarumma pranë rinovimin të kontrates me Milanon

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 16:25
Donnarumma pranë rinovimin të kontrates me Milanon

Skuadra italiane Milan është në prag të arritjes së një marrëveshje me Gianluigi Donnarumma për nënshkrimin e kontratës së re në San Siro.

Të dy palët janë afër marrëveshjes për portierin italian, të cilit marrëveshja aktuale i skadon në qershor 2021.

21-vjeçari mund të diskutojë me klube të tjera në janar, por mediat në Itali pretendojnë se ai dëshiron të qëndrojë te klubi kuqezi, i cili aktualisht është në krye të Serie A pas nëntë ndeshjeve.

Donnarumma ka kërkuar pagë prej 8 milionë eurove në sezon në një kontratë trivjeçare, por Milani ka bërë presion për një marrëveshje katërvjeçare me pagë vjetore prej 7 milionë eurove.

Pas diskutimeve të fundit, Donnarumma është pajtuar më këtë marrëveshje dhe pritet të nënshkruajë së shpejti.

Portieri italian nuk ka pranuar gol në katër prej nëntë ndeshjeve të para në Serie A këtë sezon.

(Kosova Sot Online )