“Ibrahimovic dëshiron të fitojë te një Milan i rrënuar”

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 18:33
“Ibrahimovic dëshiron të fitojë te një Milan i rrënuar”

Ish trajneri i Kuqezinjve, Fabio Capello beso se forma e skuadrës mund të mbahet në standardet e tanishme deri në fund të sezonit 2020-21

Dëshira e Zlatan Ibrahimovic “për të fituar” në një skuadër të rrënuar rreth tij ka bërë që skuadra e Stefano piolot tani të jenë favorit për ta fituar titullin e Serie A, thotë Fabio Capello.

“AC Milan do ta fitojë Skudetton, nuk ka dyshim për këtë sepse ata janë skuadra më e mirë në Itali”, ka thënë njeriu i cili fitoi katër tituj me Milan dhe një Ligë të Kampionëve për Corriere della Sera.

“Ajo farë me ka impresionuar mua për ta është se ata janë adaptuar dhe dinë të luajnë edhe pa Ibrahimovic”.

“Ajo farë ka ndodhur është se ata kanë mentalitet fituesi edhe pa të”.

“Skuadra e kupton dëshirën e tij të madhe për të fituar. Një vit më parë, të njëjtit lojtarë shfaqën frikë, pasiguri dhe demoralizim. Tani ata kanë kurajo dhe përkushtim. Më apo pa Ibrahimovic në fushë ata e dinë çfarë do të bëjnë”.

“Mendoj që mungesa e tifozëve i ka ndihmuar. Në San Siro ju mund të dëgjoni të gjitha brohoritma e tifozëve. Tani ata po e tregojnë vetveten pa frikë dhe ankth”.

“Ata po ashtu kanë një trajner të madh, Stefano Pioli. Ai ka treguar në Lazio dhe Fiorentina që është një trajner me ide, por i duhet kohë dhe besim dhe MIlan duhet të ja jep atë”.

“Ata janë një skuadër e madhe dhe nuk mendoj që kjo ecuri e tyre do të përfundoj shpejt”.

Milan, janë të pamposhtur në Serie A që nëntë ndeshje, ku kanë humbur vetëm njëherë gjatë këtij sezoni-kundër Lille në Europa Ligë – kurse të enjten pritet të luajnë kundër Celtic në shtëpi. 

(Kosova Sot Online)