Mërgim Berisha nuk ndalet, shënon prapë për Salzburgun

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 19:37
Mërgim Berisha nuk ndalet, shënon prapë për Salzburgun

Sulmuesi kosovar që luan për Salzburg, Mërgim Berisha ka shënuar përsëri këtë javë në Ligën e Kampionëve

Kosovari shënoi sonte në Moskë kundër Lokomotivës në minutën e 28-të.

Në tri ndeshjet e fundit të Salzburg, Berisha ka shënuar, madje dy herë edhe kundër Bayern Munchen por edhe kundër Atletico Madridit.

Ky është goli i katër i tij në garën më të famshme në Botë, Liga e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)