Vazhdon autopsia e Maradonës, i shkulet zemra për autopsi

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 22:04
Vazhdon autopsia e Maradonës, i shkulet zemra për autopsi

Autoritetet në Argjentinë janë duke u përpjekur që të zbulojnë detajet e vdekjes se idhullit argjentinas, derisa sot thuhet se ata kanë zhvarrosur trupin e Maradonës për të bërë autopsi zemrën e tij

Para disa ditëve u tha se autoritetet e drejtësisë kishin përfunduar me mbledhjen e gjakut, urinës, mukozës dhe pjesëve të tjera të trupit nga Diego Armando Maradona, i cili vdiq nga një atak kardiorespirator javën e kaluar në moshën 60 vjeç. Sipas një media në Argjentinë, e quajtur “Data Clave”, mjekët do të zhvillojnë hetimet edhe të mërkurën.

Madje kjo media ka shkruar se mjekësia ligjore hoqi zemrën e Maradonës nga trupi dhe se ajo peshonte dy herë më shumë se normalja.

Kjo është bërë për të bërë edhe më shumë analiza në laborator, si pjesë e punës së kërkuar nga mjekët ligjorë që po e kryejnë autopsinë e Maradonës.

(Kosova Sot Online)