Atletico barazon me Bayern, shpresë për Salzburgun për kualifikim në 1/8 e Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 23:11
Atletico barazon me Bayern, shpresë për Salzburgun për kualifikim në 1/8 e Ligës së Kampionëve

Atletico Madridi ka barazuar me Bayern Munchenin 1-1, barazim që lënë gjithçka të hapur për t’u kualifikuar Atletico apo Salzburg nga Grupi A i Ligës së Kampionëve

Atletico Madrid ka barazuar me rezultat 1-1 me Bayern Munchenin për të vendosur në ndeshjen e fundit kalimin tutje në Ligën e e Kampioneve.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte shumë më e mirë për Atletico Madridin të cilët sulmuan më shumë dhe arrin që të shenojnë gol me anë të Joao Felix në minutën e 26-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë Bayern u mundua që të barazonte rezultatin por nuk arriti që të shënonte gol.

Por, kur u mendua që Atletico do të kalonte tutje, Bayern shënoi gol në minutën e 86-të me anë të Mullerit i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Ky barazim lë në lojë Salzburgun dhe Atleticon për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales se Ligës së Kampioneve.

Pikërisht këto dy skuadra do të vendosin për këtë pasi që ato do të përballen të mërkurën e javës së ardhshme në Austri.

Ndërkaq, Bayern Munchen tashmë është kualifikuar si e para në Grupin A të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)