Interi fiton dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 23:12
Interi fiton dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Interi e ka mundur me rezultat 2-3 në Borussia-Park skuadrën e Monchengladbach për të mbajtur shpresat gjallë për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve. Darmian dhe Lukaku shënuan për Interin kurse për Monchengladbach shënoi Plea

Interi e ka mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pasi që ka mposhtur me rezultat të ngushtë skuadrën e Borussia Monchengladbach me rezultat 2-3.

Ishte një ndeshje e mirë dhe e hapur nga të dyja skuadrat derisa në Grupin B ende nuk është e definuar se cila nga skuadrat do të kalojë tutje, sidomos pas fitores se Shakhtar Donetsk kundër Real Madridit sonte.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për Interin ku Mateo Darmian do të shënonte një gol të bukur në minutën e 17 me asistimin e Gagliardinit.

Monchengladbach vazhdoi sulmet dhe disa herë e vuri në vështirësi portierin e Interit Handanovic. Por, goli erdhi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë dhe atë e shënoi Plea me asistimin e Lazaros.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Interin të cilët filluan që të sulmojnë.

Ndeshja do të dramatizohej kur në minutën e 64-të shënoi Romelo Lukaku pasi mori një top të mirë nga Brozovic.

Romelo Lukaku do të shënonte gol edhe në minutën e 73-të pas një kundërsulmi të Interit e ku Hakimi pasoi për të.

Edhe më shumë dramë do të shihnim në këtë ndeshje në minutën e 76-të kur Borussia Monchengladbach do të ngushtonte epërsinë.

Plea ishte përsëri golashënues. Me këtë fitore Interi mban gjallë shpresat për kualifikim ku në ndeshjen e fundit duhet ta mposht Shakhtar Donetskin për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)