City barazon në Porto, kualifikohet si e para në Grupin C

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 23:29
City barazon në Porto, kualifikohet si e para në Grupin C

Manchester City ka barazuar me rezultat 0-0 kundër Portos sonte në Porto për ta marrë kështu vendin e parë në Grupin C. Skuadra nënkampione e Anglisë nuk ka asnjë humbje nga pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër Marseille ka mundur Olympiakosin duke u barazuar me pikë më të por ende nuk dihet se cila skuadër do të jetë në vendin e tretë, vend që dërgon në Europa Ligë

Manchester City edhe pse ka dominuar nuk ka arritur që ta shënojë edhe fitoren e pestë në Ligën e Kampionëve.

Në Dragao City dominoi por Porto arriti që ta mban portën e paprekur deri në fund të ndeshjes.

Pjesa e përfundoi pa gola 0-0 kurse në pjesën e dytë ishin City që e shënuan një gol por që ai u cilësua në pozitë jashtëloje.

Ky gol u shënua në minutën e 80-të nga Gabriel Jesus.

Manchester City me këtë barazim kualifikohet për në 1/8-ën e finales nga vendi i parë kurse Porto nga vendi i dytë.

Ndeshjen e fundit City e zhvillon kundër Marseille në Etihad Stadium kurse Porto udhëton në Greqi ku do të përballet me Olympiacosin.

(Kosova Sot Online)