Pezullohet për 8 vjet tenisti spanjoll për shkak të kurdisjen e ndeshjeve

  • S.A /
  • 02 December 2020 - 12:10
Pezullohet për 8 vjet tenisti spanjoll për shkak të kurdisjen e ndeshjeve

Tenisti spanjoll Enrique Lopez Perez, i 154-ti në botë, është pezulluar për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të kurdisjes së ndeshjeve.

Ai është shpallur fajtor për kurdisjen e ndeshjeve të tenisit dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionist për gati një dekadë. Por, ai nuk ka shpëtuar vetëm me kaq, sepse është gjobitur edhe 20 mijë euro.

Sipas “Tennis Integrity Unit”, Lopez Perez ka thyer rregullat e programit anti-korrupsion tri herë në turnetë e zhvilluar në vitin 2017.

Ndërkohë, ndaj tij ekzistojnë edhe dy akuza të tjera, ende të pavërtetuara.

Suspendimi i Lopez Perez ka nisur që nga dhjetori i viti 2019, kur dhe u pezullua në atë kohë.

(Kosova Sot Online )