Çartet keq djali i Maradonës, i kërkon Barcelonës ta tërheqë fanellën me numrin 10

  • S.A /
  • 02 December 2020 - 15:39
Çartet keq djali i Maradonës,  i kërkon Barcelonës ta tërheqë fanellën me numrin 10

Djali i Diego Maradonës, Diego Armando Maradona Sinagra, i ka bërë thirrje Barcelonës ta tërheqë përgjithmonë fanellën me numrin 10 për nder të babait të vet të ndjerë, pavarësisht se Lionel Messi e bartë atë tash e një dekadë e gjysmë.

Sinagra u lind në Napoli në vitin 1986 nga Cristina Sinagra, me të cilën Maradona ishte në lidhje gjatë kohës së tij në Napoli. Por Maradona e njohu atë si djalin e vet vetëm pas vitit 2016 dhe e krijoi një marrëdhënie të ngushtë me të.

Pas vdekjes së Maradonës javën e kaluar nga sulmi në zemër, pati thirrje që fanella me numrin 10, i cili është synonim i fituesit të Kupës së Botës 1986, të tërhiqej nga futbolli plotësisht.

Maradona junior është i pajtimit që fanella me numrin 10 të tërhiqet vetëm nga ekipet në të cilat kishte luajtur Maradona, përfshirë Barcelonën.

I pyetur nëse numri 10 duhet të pensionohet, ai tha: “Në ekipet që ka luajtur ai, mendoj se po, përfshirë në Barcelonë. Nuk kam dyshim. Por e gjithë kjo është dytësore. Unë jam i përqendruar vetëm ta tejkaloj këtë betejë të vështirë. Shpresoj se do të ndodhë shpejt. Në fakt nuk e di se çfarë dua që të ndodhë”.

Messi e nderoi Maradonën pas golit që e shënoi për Barcelonën në fitoren e thellë kundër Osasunës, duke e zbuluar një fanellë me numrin 10 të Newell’s nga koha e ikonës argjentinase.

“Jam prekur shumë nga gjesti i Messit. Kanë qenë ditë shumë emocioanle këto të fundit. Gjesti i Leos ishte i veçantë, shumë i mirë. Më bëri të qaj”, tha ai.

(Kosova Sot Online )