Sevilla dhe Chelsea në “luftë” për vendin e parë në Grupin E

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 20:24
Sevilla dhe Chelsea në “luftë” për vendin e parë në Grupin E

Sevilla e pret sonte në Sanchez Pizjuan të Andaluzisë skuadrën e Chelsea

Të dy skuadrat kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe fitorja e njërës apo tjetrës do të bënte që njëra prej tyre të kalonte në grup si e para.

Pas katër xhirove Chelsea ka 10 pikë dhe është në vendin e parë e po aq pikë ka Sevilla.

Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave kishte përfunduar barazim 0-0.

Sonte ish trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Julien Lopetegui ka startuar me formacion 4-3-3 me Vazquez, En-Nesyri dhe Idrissi.

Derisa Frank Lampard ka vendosur që sot nga minuta e parë në sulm të startojë me Olivier Giroud derisa pas tij do të jenë Pulisic, Havertz e Hudson-Odoi.

(Kosova Sot Online)