Chelsea deklason Sevillën, Giroud vjen me poker

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 22:57
Chelsea deklason Sevillën, Giroud vjen me poker

Chelsea e ka mposhtur me rezultat 0-4 Sevillën për ta fituar kështu Grupin E të Ligës së Kampionëve. Olivier Giroud ka shënuar të katër golat në këtë ndeshje. Sulmuesi francez startoi sot nga fillimi dhe tregoi cilësite e tij se pse ka startuar

Olivier Giroud ka qenë krucial sonte për Chelsean në ndeshjen kundër Sevillës pasi që ka shënuar katër gola duke bërë që Blutë e Londrës të kualifikohen si të parët në Grupin E të ligës së Kampioneve.

Chelsea e kishte siguruar kualifikimin në javën e katër por kishte mbetur vetëm konfirmimi për vendin e parë apo të dytë në grup pasi që kaq pikë kishte edhe Sevilla.

Serinë e golave Chelsea e nisi në minutën e 8-të ku shënoi Giroud. Me rezultat 0-1 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Giroud do të shënonte në minutën e 54-të golin e dytë të tij.

Het-triku për Giroud erdhi në minutën e 74-të kurse pokerin ai e kompletoi në minutën e 83-të ku shënoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Chelsea ka 13 pikë nga 5 xhiro dhe në ndeshjen e fundit do të luajë kundër Krasnobar në Londër por fitoi apo ata do të kualifikohen nga vendi i parë për shkak se kanë mundur Sevillan me rezultat 0-4 dhe si mysafirë e që ka 10 pikë. 


(Kosova Sot Online)