Vdes ikona e Partizanit dhe sportit shqiptar, Petrit Murzaku

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 09:08
Vdes ikona e Partizanit dhe sportit shqiptar, Petrit Murzaku

Të mërkurën në mbrëmje u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, Petrit Murzaku, një sportist ikonë i klubit të Partizanit, që ka garuar dhe lënë gjurmë në volejboll, basketboll, futboll e atletikë, ku ka fituar trofe të shumtë.

Karriera si sportist profesionist e Murzakut zgjati për 16 vite, nga 1948-a deri në 1964-ën, ndërsa më pas punoi si trajner, specialist dhe drejtues i përgatitjes fizike në shkollat ushtarake, deri sa doli në pension në moshën 55-vjeçare.

Petrit Murzaku ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të basketbolli, 3 herë kampionatin kombëtar të futbollit, si dhe ka qenë 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha pjesëtar i “Partizanit”.

Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre, pa përmendur fitoret në Kupat e Republikës, duke fituar shumë e shumë medalje e trofe.

(Kosova Sot Online )