Favre zemërohet me lojtarin serb: Po hidhet sikur në pishinë

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 12:32
Favre zemërohet me lojtarin serb: Po hidhet sikur në pishinë

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, e ka abuzuar futbollistin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic për mashtrim, i cili e fitoi një penallti kontroverse për t’ia siguruar skuadrës italiane një barazim 1:1 ndaj gjermanëve në Ligën e Kampionëve.

Pasi Raphael Guerreiro e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 44-të, Lazios iu dhurua një penallti në minutën e 67-të, sepse referi gjykoi se Nico Schulz bëri ndërhyrje të palejuar ndaj Milinkovic-Savic në zonë, në përpjekje për ta larguar topin.

Xhirimet e përsëritura treguan se kontakti ishte tejet i vogël midis Schulz dhe Minikovic-Savic, por mesfushori serb bëri gjithçka që incidenti të dukej më i rëndë.

Ciro Immobile nuk gaboi dhe shënoi nga pika e bardhë.

Pavarësisht se skuadra e tij e siguroi kualifikimin në rundin e 16 më të mirëve, Favre ishte i tërbuar me vendimin për penallti kontroverse për Lazion.

“Ne i patëm mundësitë tona për ta shënuar golin e dytë. Pastaj e pranuam një penallti të panevojshme, e cila nuk ishte penallti”, tha Favre pas ndeshjes.

“E pabesueshme. Ishte teatër, ai po hidhej në pishinë ai? Ai e teproi. Por ne kaluam në rundin tjetër dhe kjo është më rëndësi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )