Lexoni edhe:
Lebron do ta mbyllë karrierën te Lakers?
Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha evropiane të futbollit.
Edicioni i parë i Konferencë Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, do të luaj finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium.
Lebron do ta mbyllë karrierën te Lakers?Lexoni edhe:
Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, së bashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e kësaj gare, i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor evropian edhe për klubet shqiptare.
Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përfitime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv.
Njoftimin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetin social “Facebook”:
FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane!
“Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!
Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!
Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.
Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.
Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.
Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.
Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.
(Kosova Sot Online )