Raul dhe Pochettino po e presin me një këmbë shkarkimin e Zidanit

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 16:42
Raul dhe Pochettino po e presin me një këmbë shkarkimin e Zidanit

Për momentin Zinedine Zidane është konfirmuar në stolin e Realit të Madridit, por dy ndeshjet e radhës mes La Ligas dhe Championsit do të jenë deçizive për të ardhmen e trajnerit francez në krye të Los Blancos.

Në rast se Reali zhgënjen në dy sfidat e radhës dhe sidomos nëse eliminohet në grupet e Champions League, presidenti Perez me shumë gjasa do ta shkarkojë dhe për ta zëvendësuar me një tjetër emër.

Dy janë alternativat për presidentin e Reali me ish-teknikun e Tottenham Mauricio Pochettino i cili është i pari në listë.

Që pas largimit nga stoli i Tottenham rreth 14 muaj më parë, argjentinasi është i papunë dhe po pret një ofertë nga një klub i madh për t’u ulur sërish në stol. Alternativa e dytë dhe disi më pak e kuotuar është ajo e Raul Gonzales Blanco.

Ish-kapiteni aktualisht është në drejtim të Real Madrid Castilla, skuadrës së dytë të Realit dhe ekzistojnë mundësitë që ai të ndjekë rrugën e Zidane pasi edhe francezi kur u ul për herë të parë në stolin e Realit ishte në drejtimin e skuadrës së dytë.

(Kosova Sot Online )