A ia “vjedhi” Ronaldo golin Moratës?

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 18:07
A ia “vjedhi” Ronaldo golin Moratës?

Alvaro Morata nuk është ndarë aspak i kënaqur me golin e dytë të Juventusit, të shënuar mbrëmë në Champions League kundër Dinamos.

Atë e shënoi Cristiano Ronaldo, të 750-tin në karrierë, por dukej sikur ia “vjedhi” Moratës.

Teksa topi po shkonte drejt portës pas një devijimi të Alvaros, Ronaldo ndërhyri dhe e preku atë në vijën e portës, për ta personalizuar atë gol.

Natyrisht, për këtë duket se u mërzit edhe Morata dhe më së miri u vërejt gjithçka gjatë festimit me skuadrën.

(Kosova Sot Online)