Arsenali ndeshje për statistika kundër Rapidit

  • 03 December 2020 - 20:36
Arsenali ndeshje për statistika kundër Rapidit

Arsenali e pret sonte në shtëpi skuadrën e Rapid Vjenës, derisa javën e kaluar ata e siguruan kalimin në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë

Arsenali tashmë e ka siguruar kualifikimin pasi që nga 4 ndeshje ka katër fitore në kuadër të Grupi B në Europa Ligë dhe sonte ata e luajnë një ndeshje për statistika.

Kështu nga minuta e parë Arteta ka startuar me Shkodran Mustafin derisa treshës së sulmit i prin Pepe, Lacazette dhe Nketiah. 

(Kosova Sot Online)