Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 23:08
Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Arsenali e ka mposhtur Rapidin e Vjenës në Emirates sonte duke vazhduar pa humbje në Europa Ligë. Arsenali shënoi 3 gola në pjesën e parë derisa Rapidi shënoi me fillim të pjesës së dytë por Arsenali shënoi me Smith-Rowe për rezultat 4-1

Arsenali ka vazhduar serinë e fitore në Europa Ligë, duke qenë një skuadër krejtësisht tjetër nga ajo që po e shohim në Premier Ligë, e ku ka një start tepër të dobët.

E tillë ishte edhe sonte ndeshja kundër Rapidit të Vjenës që Arsenali e fitoi me rezultat të thellë 4-1.

Kjo është fitorja e pestë e Arsenalit nga 5 ndeshje të luajtura në Europa Ligë këtë sezon.

Alexander Lacazette do të fillonte të shënonte për Arsenalin nga minuta e 10 dhe ky gol i sulmuesit anglez ishte njëri prej më të mirëve që u shënuan sonte në Europa Ligë.

Në minutën e 18-të, i rikthyeri nga lëndimi, spanjolli Pablo Mari shënoi golin e dytë për vendasit, një gol po ashtu i bukur i shënuar me kokë.

Një minutë para se të përfundoi pjesa e parë, Arsenali e gjeti edhe golin e tretë, të cilin e shënoi sulmuesi 20 vjeçar Eddie Nketiah.

Në pjesën e dytë prapëa u zhvillua një ndeshje e hapur e ku kanë mundur të shënohen edhe më shumë gola.

Rapidi ngjallet dhe shënon që në minutën e 47-të, pas tri tentimeve i saktë u tregua japonezi Kitagawa.

Pas këtij goli Arsenali vazhdoi me sulme por goli i katër erdhi në minutën e 66-të dhe atë e shënoi i riu Smith Rowe, i cili hyri në ndeshje në vend të Lacazette.

Arsenali ka një rekord të mirë në Europa Ligë sivjet pasi që nga 5 ndeshje skuadra londineze ka shënuar 16 gola, një gjë që nuk është parë në Premier Ligë këtë sezon pasi që aty Arsenali ka një rezultat tepër negativ dhe për momentin është në vendin e 14-të.

(Kosova Sot Online)