Roma mund Young Boys dhe fiton Grupin A

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 23:10
Roma mund Young Boys dhe fiton Grupin A

Roma e ka mposhtur me përmbysje Young Boys për ta fituar kështu Grupin A të Europa Ligës. Romakët e nisën keq këtë takim, pasi ishin në disavantazh, por ata e morën vetën dhe arritën që të fitojnë dhe kështu të jenë lider në Grupin A pas 5 xhirove

Roma e ka mundur me rezultat 3-1 skuadrën e Young Boys duke fituar kështu Grupin A në Europa Ligë.

Skuadra e Marash Kumbullës ishte dominuese në këtë takim por që ishin ata të parët që pësuan.

Mysafirët bën një kundërsulm interesant dhe shënuan gol në minutën e 34-të me anë të sulmuesit Nsame.

Skuadra romake do të barazonte rezultatin një minutë para se të përfundoi pjesa e parë dhe golashënues ishte i huazuari nga Real Madridi, sulmuesi Borja Mayoral.

Me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin Roma më kërkues dhe arritën që të shënojnë dy gola.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 59-të dhe ishte një perle e bukur e shënuar nga Calafiori.

Rezultatin e kësaj ndeshje do ta vuloste një gol i shënuar i Edin Dzekos në minutën e 81-të.

Roma me këtë fitore ka 13 pikë në Grupin A derisa ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur. Në anën tjetër Young Boys është e dyta në grup dhe ka shtatë pikë. Kampioni zviceran duhet ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen e fundit ku do të luajë kundër CFR Cluj në shtëpi të vet. 

(Kosova Sot Online)