Tifozët vendosin mes Zidanit, Pochettinos dhe Raulit

  • S.A /
  • 04 December 2020 - 09:37
Tifozët vendosin mes Zidanit, Pochettinos dhe Raulit

Zidane është i preferuari i tifozëve, ani pse rezultatet janë zhgënjyese këtë sezon.

Real Madridi po kalon nëpër një sezon shumë, shumë të vështirë, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League.

Megjithatë, tifozët e Los Blancos ende kanë besim te trajneri francez, edhe pse ka pasur zëra për shkarkimin e mundshëm të Zizus dhe ardhjen në stol të Mauricio Pochettinos ose Raul Gonzales.

Në një anketë të bërë nga AS, Zidane dukshëm ka qenë më i preferuari i tifozëve, që ende besojnë se trajneri francez do t’i nxjerrë nga kriza.

55% e të anketuarve besojnë se Zidane është zgjidhja më e mirë për Realin, 33% kërkojnë në stol Pochettinon dhe vetëm 12% kanë votuar për Raulin.

Reali i ka punët pisk në Champions League, pasi rrezikon rënien që në fazën e grupeve.

(Kosova Sot Online )