Casillas këshillon Realin që mos të gabojë edhe me Ramosin, siç gabuan me të!

  • S.A /
  • 04 December 2020 - 12:29
Casillas këshillon Realin që mos të gabojë edhe me Ramosin, siç gabuan me të!

Casillas ka këshilluar Realin që t’ia rinovojë kontratën Ramosit.

Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe rinovimi, çuditërisht, vetëm sa po zgjatet.

Sido që të jetë, Iker Casillas i ka dërguar mesazh Realit që mos të gabojnë me kapitenin e sotëm, siç gabuan me kapiten e atëhershëm, me vet atë kur e larguan në vitin 2015.

“Ramos është emblema e Real Madridit dhe më të mirët duhet të qëndrojnë në Real Madrid”, tha Casillas.

Lidhur me të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm në Madrid, ai tha: “Jemi kthyer në Madrid (të jetojmë) dhe do të shohim me kohë… Por Real Madridi është shtëpia ime, nëse kthehem do të ishte diçka e bukur”.

(Kosova Sot Online )