Pioli s’do të rrezikojë me Ibrahimovicin

  • S.A /
  • 04 December 2020 - 13:48
Pioli s’do të rrezikojë me Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic duhet të presë edhe disa ditë për t’u rikthyer në fushë.

Stefano Pioli ka deklaruar se s’do të rrezikojë me liderin e saj për ta kthyer para kohe.

Ibra mungon që disa ndeshje me radhë për shkak të disa shqetësimeve muskulore, por Milani ka vazhduar me fitore edhe pa atë.

“Që Ibra është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk luan, kjo është e qartë. Nuk mendoj se mund të kthehet këtë të diel. Kur ke probleme me muskujt, duhet të jesh i kujdesshëm. Më mirë të kthehesh një ndeshje me vonesë sesa të humbësh shumë të tjera”, deklaroi Pioli.

39-vjeçari po shijon një sezon ëndrrash, ka shënuar 10 gola në vetëm gjashtë ndeshje në Serie A. 

(Kosova Sot Online )