Koeman i do Messin dhe Neymarin për sezonin e ardhshëm, i reagon Tusquetsit për shitjen e Leos

  • S.A /
  • 04 dhjetor 2020 - 14:47
Koeman i do Messin dhe Neymarin për sezonin e ardhshëm, i reagon Tusquetsit për shitjen e Leos

Më të mirët duhet të jenë në Barcelona dhe ku ka më të mirë se Lionel Messi dhe Neymar Junior?

Ronald Koeman ka dhënë sinjale se i mbështet fuqishëm deklaratat e Neymar se do të dëshironte që të luante nga sezoni i ardhshëm sërish me Lionel Messin.

Raportohet se diçka e tillë mund të ndodhë në PSG, e jo në Barcelona, por Koeman shpreson t’i ketë te Barça.

“Neymar? Si klubet duhet të tentohet që të sillen më të mirët këtu. Si klub, si trajner, të gjithë duam t’i kemi këtu lojtarët më të mirë në botë”, u përgjigj Koeman.

Ai foli edhe për deklaratat e Carles Tusquets, udhëheqësit në detyrë të postit të presidentit të Barcelonës, që tha se “do ta shisja Messin për të fituar ekonomikisht”.

“Nuk dua të ndërhyjë për gjithçka që komentohet këtu, por fjalët e tij nuk na ndihmojnë. Messi është ai që do të vendosë vet të ardhmen dhe shpresoj të qëndrojë këtu”.

(Kosova Sot Online )