Stadiumi i Napolit merr emrin Diego Armando Maradona

  • A.P /
  • 04 dhjetor 2020 - 18:03
Stadiumi i Napolit merr emrin Diego Armando Maradona

Komuna e Napolit ka lajmëruar zyrtarisht që stadiumi i San Paolos do të quhet, nga sot, zyrtarisht Diego Armando Maradona

Maradona vdiq më 25 nëntor pasi që pësoi arrest kardiorespirator dhe në shënje të tij, skuadra e Napolit dhe qyteti do ta emëroi stadiumin e qytetit me emrin e tij. Maradona kishte fituar dy Skudeto me Napolin.

“Me një rezolutë që është aprovuar sot, stadiumi do të quhet ‘Diego Armando Maradona”, thuhet në komunikatën zyrtare të Komunës.

“Rezoluta është propozuar nga kryetari, Luigi de Magistris, nga Kancelares për Toponimi, Alessandra Clemente dhe është nënshkruar nga Kuvendi Komunal, të cilët sot u takuan në Palazzo San Giacomo”.

“Pas këtij takimi është takuar edhe komiteti ekzekutiv dhe Komisioni i Kancelarisë për Toponimi të Qytetit e ka aprovuar propozimin e Kryetarit, kancelares për Toponimi Allessandra Clemente dhe Këshilli i Qytetit, ku stadiumi i San Paolos tash e tutje do të quhet Diego Armando Maradona apo në total Stadiumi Diego Armando Maradona”.

(Kosova Sot Online)