Rasti i Suarez në Juventus, Paratici nën hetime

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 19:18
Rasti i Suarez në Juventus, Paratici nën hetime

Juventusi ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka konfirmuar se Fabio Paratici është nën hetime dhe se ai do të mbrohet nga klubi për rastin e Luis Suarez

Zyra e Prokurorit në Gjykatën e Perugjias ka hetuar për sulmuesin e Atletico Madrid dhe kalimin e tij në Juventus para fillimit të sezonit, ku Suarez kishte bërë një provim të gjuhës italiane dhe mandej kishte marrë nënshtetësinë, për t’ju shmangur kështu rregullës për lojtarët jo europian.

Dyshimet për “parregullsi” lidhen me provimin e nënshtetësisë italiane të sulmuesit uruguaian që ka dërguar në hetim të menaxherëve të Juventusit.

“Klubi i Juventusit konfirmon që sot Fabio Paratici ka marrë informacionin se do të hetohet nga prokuroria kështu që ne garantojmë të drejtën e tij për mbrojtje”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Ai dyshohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Gjykatës së Perugjias që ka shkelur nenin e 371 të Kodit Penal”.

“Klubi beson fuqishëm në korrektësinë e punës së Paraticit dhe është i bindur që këto hetime do të qartësojnë punën e tij brenda një kohe të arsyeshme”. 

(Kosova Sot Online)