Arsenali e kërkon mesfushorin e Basaksehir

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 21:09
Arsenali e kërkon mesfushorin e Basaksehir

Berkay Ozcan ka impresionuar me paraqitjet e tij për kampionët e Turqisë këtë sezon

Arsenali është njëri nga klubet e Premier Ligës që janë të gatshëm ta transferojnë mesfushorin e Basaksehir, Barkay Ozcan, shkruan sot faqja transfermarkt.

22 vjeçari është transferuar te kampionët e Turqisë nga Hamburgu në verë por ka impresionuar me skuadrën nga Stambolli gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Ai ka bërë 15 paraqitje në këtë sezon, përfshirë fitoren 2-1 të Basaksehir në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United. 

(Kosova Sot Online)