Flick refuzon të flet për kontratën e Alabas

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 21:37
Flick refuzon të flet për kontratën e Alabas

28 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Bundesligës, pasi që bisedimet kanë ngecur për një marrëveshje të re

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka thënë se kontrata e re për mbrojtësin David Alaba “nuk është një problem për momentin” para ndeshjes me njërën prej skuadrave më të mira në Bundesligë, RB Leipzig, të shtunën.

Kontrata e Alabas skadon në fund të sezonit të tanishëm dhe mbrojtësi ka refuzuar disa oferta për ta zgjatur atë me kampionët e Bundesligës.

“Ky nuk është një problem për momentin. Kemi ndeshje çdo tre ditë, ky është fokusi i jonë për momentin”, ka thënë ai në konferencën e fundit për shtyp të premten. 

(Kosova Sot Online)