Infantino: Botërori i ri për Klube do të jetë gara më e mirë në botë

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 21:44
Infantino: Botërori i ri për Klube do të jetë gara më e mirë në botë

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka thënë se Botërori i Klubeve do ta mbaj të njëjtin format s’paku edhe një vit por do të zgjerohet sa më shpejt që është e mundur

Botërori i klubeve do të këtë disa ndryshime, pasi që FIFA planifikon që ta zgjerojë atë me 24 pikë, por pandemia e koronavirusit ka bërë që të këtë orar të ngjeshur dhe nuk ka mbetur kohë për ndryshime në vitin 2021.

Botërori i Klubeve 2020 është shtyrë shkaku i COVID-19 dhe do të luhet në Katar vitin e ardhshëm, nga data 1 deri më 11 shkurt.

Pastaj, Botërori i Klubeve do të mbahet në Japoni në të njëjtin vit dhe në të dy rastet do të marrin pjesë gjashtë apo shtatë klube.

Por, Infantino thotë se gara e re do të ndryshoi sa më shpejt që është e mundur dhe për herë të parë 24 klube do të luajnë në një garë të organizuar në Kinë.

“Do të mbahet në Kinë”, tha Infantino në konferencën për shtyp. “Ne ende nuk i kemi caktuar datat, por do të jetë gara më e mirë për klube në botë”. 

(Kosova Sot Online)