Erikseni nuk e festoi fitoren e Interit me bashkëlojtarë, pasi Conte e turpëroi përsëri

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 11:57
Erikseni nuk e festoi fitoren e Interit me bashkëlojtarë, pasi Conte e turpëroi përsëri

Ish-mbrojtësi i Italisë, Federico Balzaretti, ka zbuluar se Christian Eriksen nuk e kishte festuar fitoren e Interit kundër Bolognës dhe ishte futur drejt e në zhveshtore pas përfundimit të ndeshjes në San Siro, për shkak të turpërimit të vazhdueshëm që po ia bën trajneri Antonio Conte.

Mesfushori danez iu bashkua Interit në janar të vitit 2020, por ia doli t’i shënojë vetëm katër gola dhe t’i dhurojë tri asiste në 36 paraqitje që prej atëherë.

Ai i ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon për zikaltrit dhe, sipas shumë mediave në Itali, ai do të largohet në afati kalimtar të dimrit, i cili hapet muajin e ardhshëm.

Antonio Conte e futi në lojë kundër Bolognës tre minuta para përfundimit të ndeshjes dhe Erikseni nuk pati kohë as ta prekë topin bile.

Ka ndodhur shpesh kohëve të fundit që Conte ta fusë në lojë danezin në sekondat e fundit të ndeshjet.

“Erikseni u largua në drejtim të zhveshtores pa e festuar fitoren” tha Balzaretti, i cili punon si ekspert futbolli për DANZ.

“Kjo është shenjë e mirë, sepse nëse je i zemëruar nënkupton se nuk ke hequr dorë. Nuk është diçka e keqe në fund të fundit, sespe kjo tregon se diçka të djegë nga brenda dhe mund të bësh më shumë. Unë nuk i vlerësoj si negative këto gjeste”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)