Barcelona po e përjeton fillimin më të keq të sezonit në 33 vjetët e fundit

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 13:10
Barcelona po e përjeton fillimin më të keq të sezonit në 33 vjetët e fundit

Barcelona po e përjeton fillimin më të keq të sezonit në 33 vjetët e fundit

Barcelona e ka regjistruar fillimin më të keq të sezonit në La Liga që prej sezonit 1987/88, pas humbjes 2:1 kundër Cadiz të shtunën.

Skuadra e Ronald Koeman i ka vetëm 14 pikë pas 10 ndeshjeve të para këtë sezon, më pak se çdo sezon tjetër pas kaq ndeshjeve në 33 vjetët e fundit.

Hera e fundit kur Barcelona mori më pak se 14 pikë në 10 ndeshjet e para ishte sezoni 1987/88 kur i kishte grumbulluar vetëm 13 sosh.

(Kosova Sot Online)