Arteta e fajëson sulmuesit për humbjen kundër Tottenhamit: “Duhet të shënojmë gola”

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 09:36
Arteta e fajëson sulmuesit për humbjen kundër Tottenhamit: “Duhet të shënojmë gola”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka fajësuar lojtarët e vet për humbjen 2:0 kundër Tottenhamit në derbin e Londrës veriore në Premierligë, duke thënë se ata nuk po shënojnë gola.

Golat nga Son Heung-min dhe Harry Kane ia siguruar skuadrës së Jose Mourinhos triumfin, në një ndeshje ku Spurs ishin vrastarë para portës, përdallim nga Topçinjtë.

Arteta tregon pse e shtyu lojtarin e vet gjatë sulmit të Tottenhamit

Sulmuesi kryesor i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk ishte në gjendje ta bënte qoftë edhe një goditje në portën e Tottenhamit, derisa partneri i tij Alexandre Lacazette i pati dy.

Kjo përkundër faktit se Arsenali kishte më shumë posedim – 69.2% krahasuar me 30.8% të Tottenhamit – dhe pati më së shumti harkime në zonë (32) nga loja e hapur që prej shkurtit të vitit 2016.

“Nëse i shikon statistikat, ato janë në favorin tonë, por në fund ajo që vlen është ta fushës topin në rrjetë”, tha Arteta pas ndeshjes.

“Ne patëm raste. Ne mbase krijuar raste më shumë se çdo herë tjetër këtë sezon, e dërguam topin në zonë më shumë se kurrë më parë”, shtoi ai.

“Por ne është dashur të shënonim gola. Ata shënonim nga një gjysmë rast, në çastin që ne nuk shënonim në rastet tona. Ne duhet të shënojmë gola, kjo është e thjeshtë. Nëse nuk shënojmë gola, nuk mund të bëjmë asgjë”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )