Fabregas zbulon se ishte buzë kalimit te gjigantët e Serie A

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 12:05
Fabregas zbulon se ishte buzë kalimit te gjigantët e Serie A

Cesc Fabregas beson se trajnerët Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë të ngjashëm dhe zbulon se ai kishte qenë në bisedime me Milanin dhe Napolin para së të transferohej te Monaco.

Mesfushori spanjoll është stërvitur nga të dy trajnerët dhe beson se ata kanë shumë ngjashmëri.

Ai tregoi gjithashtu që ishte në bisedime edhe me dy skuadrat italiane Milan dhe Napoli para së t’i bashkohej ekipit francez.

“Të gjithë mendojnë se janë të kundërt me njëri-tjetrin, e vërteta është se ata luajnë vetëm një lloj tjetër futbolli,” u deklarua Fabregas.

“Për mënyrën e futbollit të drejtpërdrejtë, ata janë absolutisht të ngjashëm.”

“Ata kanë shënuar një epokë, ata janë ndër trajnerët më të mirë të 20 vjetëve të fundit së bashku me Jurgen Klopp, Arsene Ëenger, Sir Alex Ferguson, Marcello Lippi dhe Carlo Ancelotti,” tha mesfushori spanjoll.

“Isha afër tre ose katër klubeve para se të bashkohesha me Monacon. Unë fola me Carlo Ancelottin kur ai ishte në Napoli dhe me Ivan Gazidis kur ai u transferua në Milan. Por, në fund vendosa të bashkohem me Monakon”, përfundoi 33-vjeçari.

(Kosova Sot Online )