Inter synon të transferojë talentin brazilian

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 15:27
Inter synon të transferojë talentin brazilian

Skuadra italiane Inter së fundmi është fokusuar te talenti i Fluminenses, Marcos Paulo.

19-vjeçari i ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën braziliane

Ndërsa, zikaltrit dëshirojnë që të transferojnë falas në afatin kalimtar të verës, pasi që Paulos t’i përfundojë kontrata.

Paulo nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me klubin e tij, dhe e sheh Interin si një mundësi të artë.

Ai është i pajisur me pasaportë Portugeze dhe nuk do të ketë probleme me dokumente në rast kalimi në ndonjë klub të madhe evropian.

Barcelona kishte tentuar ta blinte atë, por kishte dështuar për shkak të çmimit të lartë.

Paulo mund të nënshkruajë marrëveshje si lojtar i lirë nga janari dhe në fund të sezonit të bashkohet me klub.

(Kosova Sot Online )